Gjatë protestës së opozitës para selisë së Parlamentit nuk munguan incidentet.
Protestuesit u konfliktuan fizikisht disa herë me policinë. Ata arritën që të çajnë kordonet e para të uniformave blu, por më pas situatën e morën në dorë forcat speciale.
Përveç tymueseve, në drejtim të policisë u qëllua edhe me gurë, shishe dhe shkopa, ndërsa disa efektivë mbetën të lënduar lehtë. Por e lënduar mbeti edhe një grua protestuese.
Të gjithë deputetët e mazhorancës dhe ministrat u futën në seancë nga hyrja e pasme e Kuvendit për të shmangur përballjen me protestuesit, ndërsa rreth 1 mijë efektivë u angazhuan për menaxhmin e protestës.
Në tërren ishin edhe agjentë civilë, të cilët filmonin protestuesit problematikë. Sipas burimeve nga policia të gjithë personat që do të identifikohen, disa prej të cilëve u shoqëruan në komisariat, do të procedohen penalisht, ndërsa policia mblodhi si prova edhe sendet e hedhura në drejtim të tyre.
Top Channel