Rita Ora me veshje të çuditshme (Foto)

18/12/2017 13:45

E ftuar në “The Voice of Germany”, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, është shfaqur me një veshje mjaft të veçantë.

Gjatë performancës së saj me këngën “Anywhere” këngëtarja kishte zgjedhur një fustan me pupla të bardha, të cilin e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza të gjata deri në lartësinë e gjurit.

Komentet e fansave në foton e postuar nga këngëtarja e disa hiteve botërorë, Rita Ora, kanë qenë të shumta ndërkohë që nuk kanë munguar edhe kritikat.

Këngëtarja e lindur në Kosovë kohët e fundit është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë për shkak të lidhjeve të saj të dashurisë me personazhe të famshëm.

Kohët e fundit këngëtares 26 vjeçare i është bërë publike lidhja me të dashurin amerikan, Andrew Watt.

Tashmë, këngëtarja duket e lumtur përkrah të dashurit të ri dhe së fundi janë fotografuar në aeroportin Heathrow, të shtunën.

Sipas lajmeve të publikuara në media, çifti mendohet se janë lidhur që në muajin tetor.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA