Kërcënimi i Koresë së Veriut, Mattis: Nuk bindem që raketat mbërrijnë në SHBA

16/12/2017 14:36

Raketat e Koresë së Veriut nuk mbërrijnë dot deri në Shtetet e Bashkuara. Sekretarin amerikan të Mbrojtes, James Mattis nuk e bindin pretendimet e vendit të izoluar komunist, se raketat e tij balistike ndërkontinentale mund të godasin Amerikën kontinentale.

“Peniani ende nuk e ka dëshmuar veten si një kërcënim serioz kundrejt nesh. Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar me kujdes situatën, e kjo do të kërkojë pak kohë”, tha Mattis.

Peniani testoi më 28 nëntor një raketë të re që fluturoi më lart dhe më larg se çdo nisje e mëparshme, e pas kësaj u mburr se “Hwasong-15” i ri i saj mund të bartë koka bërthamore, e bashkë me to të godasë në çdo cep të Shteteve të Bashkuara.

Asokohe, shefi i Pentagonit vuri në dukje se testi i radhës tregon se po punohet për një program kërkimi dhe zhvillimi, i cili mund të prodhojë një raketë të aftë të godasë “kudo nëpër botë” e shtoi se kjo reflekton “një përpjekje të vazhdueshme për të prodhuar një kërcënim, i cili do të mbërrijë në formën e raketës balistike për të rrezikuar paqen botërore, atë rajonale, e padyshim edhe atë të Shteteve të Bashkuara”.

Deklarata e tij e fundit, tani, është në një linjë me atë të ekspertëve, që pretendojnë se lëshimi i Koresë së Veriut nuk demonstroi në fakt një aftësi reale për të goditur SHBA-të. Një ditë më parë, shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson kërkoi një veprim më të fortë ndërkombëtar për ta vënë nën frè Penianin, e tha se ai duhet ta meritojë rikthimin në tryezën e bisedimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA