Prej 2 vitesh bashkia e Fierit ka shpallur emergjencën mjedisore që do të thotë se çdo ngarkesë me mbetje urbane që derdhet nga qyteti dhe rrethinat e tejkalon kapacitetin e fushës.
Çdo ditë grumbullohen 200 tonë mbetje urbane. Ato thjesht hidhen aty dhe dekompozohen vetiu nën ndikimin e faktorëve klimaterike. Në mungesë të një landfilli dhe pa një mundësi përpunimi situata duket pa zgjidhje.
Deri sa situatës t’i jepet një zgjidhje e qëndrueshme mbetjet do të vazhdojnë të jenë një kërcënim real për shëndetin e 200 mijë banorëve të Fierit.
Shqetësimi nga ndotja mjedisore shkon përtej kufijve të qytetit. Lumi Gjanica është i ndotur nga mbetjet urbane që hidhen në të dhe nga shkarkimi i ujerave e zeza te disa lagjeve të qytetit. Por vetë Gjanica bashkohet me Semanin ku jane marre edhe keto pamje qe shihni ne ekran. Nga këtu, mbetjet vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt detit.
Top Channel