Dëbora bllokon Thethin, ARRSH ndërhyn në terren
07/12/2017 09:55
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar po vazhdojnë ndërhyrjen në terren për hapjen e aksit rrugor që lidh Shkodrën me Thethin.
Për shkak të dëborës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ndërhyrja paraqet vështirësi, por është duke u punuar në të dy krahët e rrugës.
Deri më tani janë hapur 10 km të rrugës dhe mbeten për t’u hapur edhe rreth 10 km të tjera për të cilat do të ndërhyhet gjatë gjithë ditës së sotme.
ARRSH thotë se me këtë ritëm punimesh, pritet që ditën e premte rruga të jetë plotësisht e hapur.
Top Channel