24/05 15:52
Pësoi dy gola në “Bernabeu” nga gjermanët e Dortmundit, por në fund kampionët në fuqi të Champions League arritën të triumfojnë me rezultatin 3-2.
I riu Mayoral dhe më pas Ronaldo shënuan dy gola të shpejtë për madrilenët, por në fundin e pjesës së parë, Aubameyang ngushtoi diferencën.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Aubameyang që realizoi duke barazuar shifrat. Kur ndeshja po shkonte në një barazim 2-2, Lucas i dhuroi fitoren Realit të Madridit 9 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Pavarësisht fitores, Reali u rendit në vendin e dytë në grup, pasi janë anglezët e Tottenham të parët, të cilët fituan 3-0 në ndeshjen e fundit nga Apoel.
Top Channel