Putin propozoi që uraniumi i Iranit të transferohej në Rusi për t’i dhënë fund luftës, Axios: Trump e refuzoi menjëherë alternativën e homologut 13/03 23:00
Të paktën 50 persona janë lënduar në një përplasje trenash në afërsi të Dyseldorfit, tha policia gjermane.
Incidenti ndodhi kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Meerbusch.
Në një postim në “Twitter”, departamenti lokal i zjarrfikësve tha se largimi i njerëzve nga treni ishte prioritet kryesor.
Përllogaritet të ketë pasur rreth 150 persona në bordin e trenit në momentin e përplasjes.
Meerbush ndodhet në Vestfalinë mbi Rin, landi me popullsinë më të dendur në Gjermani.
Top Channel