Devolli rrezikon nënstacionin
02/12/2017 20:14
Më herët gjatë së shtunës nënstacioni i Zemblakut u gdhi i përmbytur nga ujërat e lumit Devoll.
Autoritetet u detyruan të çanin digën për të shpëtuar nënstacionin.
Pas ndërhyrjes së Forcave të Ushtrisë dhe hapjes së digës, niveli i ujit ra dhe nisi pastrimi i baltës dhe mbetjeve që kishin sjelle prurjet e shumta.
Në disa pika, niveli i ujit kaloi mbi 1 m, duke sjellë jo pak probleme në të gjithë zonën.
Dhjetëra punonjës të Shtabit të Emergjencës dhe të FA-së, punonjës të ARRSH-së dhe zjarrfikëses janë angazhuar në terren në qarkun e Korçës.
Top Channel