Mbi 300 gram eksploziv i dyshuar C4 hodhi në erë automjetin e parkuar të biznesmenit të inerteve Ndok Rajta.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes në zonën e njohur si “ liqeni i thatë ” në rrugën dytësore të unazës së madhe të kryeqytetit. Fatmirësisht në momentin e shpërthimit biznesmeni 42-vjeçar nga Dibra nuk ndodhej në automjet.

Pjesë të automjet Volsvagen Bora , që ishte parkuar pranë pikës së grumbullimit të inerteve, u shpërdanë deri në autostradë ndërsa policia nisi menjëherë hetimet mbi ngjarjen. Vetë biznesmeni ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe se automjeti përdorej edhe nga punonjës të tjerë të firmës. Uniformat blu po hetojnë nëse shpërthimi ka qenë i telekomanduar në distancë apo për ndezjen e tritolit është përdorur fitil përcjellës .

Dyshohet se qëllimi nuk ka qenë eleiminimi fizik i biznesmenit ndërsa identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë për policinë pasi në këtë zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Hetimet do të fokusohen edhe në të shkuarën e biznesmenit Rajta ndërsa në pyetje janë marrë edhe punonjës të tjerë të firmës.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA