Fillimi i sezonit për sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku ishte fantastik, me 7 gola në 7 ndeshjet e para. Që nga ajo kohë gjiganti i sulmit ka shënuar vetëm 1 gol. Me shumë ironi edhe trajneri Mourinho ka shpjeguar vështirësitë që po has sulmuesi për të gjetur rrugën e golit.
“Mendoj se ka nevojë për një kontratë me një markë të mirë këpucësh, pasi për momentin nuk ka asnjë markë këpucësh, prandaj është duke luajtur me këpucë të zeza. Kontrata e mëparshme ka mbaruar dhe është duke kërkuar ofertën e duhur. Jam i bindur se ka nevojë për një markë që ti japë këpucët e duhura, sigurisht duke i paguar një çmim shumë të mirë dhe ai do të rikthehet të shënojë”, deklaroi me ironi trajneri portugez.
“Punon shumë mirë dhe është një futbollist i jashtëzakonshëm, një profesionist i vërtetë dhe një koleg shumë i mirë. Nuk mund ka si të mos jem i lumtur me të”, deklaroi Mourinho.
Top Channel