Çmenduria e burrit, një ‘like’- një e rrahur për gruan

29/11/2017 14:28

Një vajzë nga Uruguai është detyruar të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë pasi bashkëshorti i saj xheloz e godiste sa herë që ajo merrte një “like” në fotot e saj.

Adolfina Camelli Ortigoza, është mbajtur poa dëshirën e saj në familjen e çiftit dhe është rrahur gjithmonë nga bashkëshorti i saj 32-vjeç.

Kur policia mbërriti në shtëpi, kuptoj se zonja Ortigoza ishte rrahur brutalisht, fytyra i ishte shpërfytyruar dhe kishte nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjike.

Një ditë më parë avokati i saj tha se partneri Pedro Heriberto Galeano bëhej i dhunshëm sa herë që dikush i bënte “like” fotos së saj në Facebook.

Galeano më pas mori në kontroll faqen e saj në Facebook, ku ishte ai që postonte fotot e saj dhe vazhdonte ta rrihte me grushta e shqelma për çdo “like”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA