Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Diabetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti me kërkesën e tyre një përfaqësi të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet.

Presidenti u njoh me problematikat dhe shqetësimet e këtij komuniteti dhe shprehu interes për njohjen më të gjerë të vështirësive që përjeton kjo kategori shoqërore.

Presidenti i Republikës i garantoi përfaqësuesit e kësaj shoqate për institucionalizimin e një dialogu mes këtij komuniteti dhe institucionit të Presidentit, si edhe institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e shqetësimeve të tyre.

Përfaqësuesit e shoqatës e falenderuan Presidentin për vëmendjen dhe angazhimin institucional në vijimësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA