Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare.

“Ndoshta në të ardhmen mund të ulem në stolin e ndonjë përfaqësueseje, por në këtë moment preferoj punën e përditshme në klub, sepse është një test i vërtetë”, tha Wenger.

“Sigurisht nuk do ta kem më forcën për të bërë këtë, kështu që drejtimi i një kombëtareje mund të jetë një zgjedhje e vlefshme për të vijuar karrierën. Jeta ime është e lidhur me futbollin dhe në një mënyrë apo tjetrën, ajo do të jetë e lidhur edhe me gjendjen time fizike”, tha Wenger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA