
Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor
16/09 16:33
Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi në parim vetëm me votat e maxhorancës buxhetin e shtetit dhe paketën fiskale për vitin 2018.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim votuan kundër draftit duke e quajtur atë si buxhetin e oligarkëve që varfëron qytetarët. Sipas draftit, të ardhurat e qeverisë për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 3.5 miliardë euro, ndërsa shpenzimet publike shkojnë 3.7 miliardë euro.
Qeveria thotë se buxheti i 2018-ës ul më tej borxhin e shtetit dhe rrit investimet publike, veçanërisht në infrastrukturën rrugore.
Top Channel