Jaguar I-Space, një luks që mund ta ketë kushdo (Foto)
08/11/2017 00:01
Jaguar do të hedhë së shpejti makinën e parë elektrike, të saj, modelin I-Space.
Makina e re pritet të jetë në treg, në fillim të vitit 2018, ndërsa kanë dalë edhe fotot e saj të para.
Modeli SUV, pritet të konkurrojë me Tesla Model X, në SHBA, teksa krahas luksit e komoditetit, është një makinë shumë spacioze.
Ende nuk dihet sa do të jetë çmimi i Jaguarit të ri, por nën zë thuhet se do të jetë i përballueshëm nga një pjesë shumë e madhe e njerëzve.
Top Channel