Moti i keq vonon tragetin në Portin e Vlorës
07/11/2017 11:40
Që prej mbremjes së djeshme, qyteti i Vlorës është përfshirë nga mot i keq me erë dhe reshje.
Era e fuqishme ka bërë që te pezullohen lëvizjet detare. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ka mundur të niset në orarin e caktuar.
Sipas kapitenerisë së Portit të Vlorës, trageti është nisur me disa orë vonësë dhe në portin e Vlorës do të mbërijë rreth orës 13 të ditës së sotme.
Intesiteti i erës dhe reshjet e shiut janë ulur gjatë mesditës së sotme.
Top Channel