Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas bërjes publike nga ana e Kryeministrit të 12 emrave të rinj që do të drejtojnë qarqet në vend.
Basha thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se “gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga skandali i madh, që ai e quan “narko-shteti”.
“Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit. Po ç’lidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave?”, shkruan Basha.
“Siç janë punët, 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës. Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtore të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit”, vijon më tej kreu i PD.
Top Channel