Himara, Kotzias: U bënë kompensimet, fituan pronarët me letra

01/11/2017 09:15

Duket se heshtja e Athinës lidhur me prishjet e ndërtimeve në Himarë,ka qënë produkt i negociatave mes Athinës dhe autoriteteve politike shqiptare.

Të paktën, këtë ka pranuar vetë ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias,i cili i pyetur nga një gazetar grek,ka deklaruar se Athina nuk ka reaguar,pasi është premtuar që pronareve të një karburanti i cili u shemb në Himarë,do t’i jepet truall dhe licencë diku tjetër.

Sipas tij, këtë premtim, e ka dhënë zv/ministri i Energjetikës,mbas konsultimeve me shefat e tij politik në Tiranë. Kotzias tha se Athina pret që të plotësohet ky premtim i palës shqiptare.

Përsa i përket godinave të tjera,Kotzias ka lënë të kuptohet se ato janë tërësisht pa pronare(pa leje), dhe si të tilla,askush nuk mund t’i marrë në mbrojtje pronat që nuk kanë pronarë,ose pronarët e tyre nuk munden të siguronin tituj pronësie.

Për herë të parë Kotzias ka pranuar se s’mund të ndalohet plani i zhvillimit të një vendi tjetër,por ajo që Athina kishte detyrë,ishte të merreshin në mbrojtje ata pronarë kishin tituj pronësie,të merrnin dëmshpërblimin e tyre me vlerën e tregut.

Lidhur me kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave, Kotzias theksoi se Athina mbetet e vendosur në kërkesën e saj.

“Komisioni kishte vetëm një kusht,ne shtuam edhe katër të tjerë,dy prej të cilëve, pronat dhe mbrojtja e minoriteteve. Ne besojmë se duhet të jepet e drejta e vetëvendosjes për minoritetet,dhe jo të zbatohet politika e diktaturës së Hoxhës me zona të përcaktuara”, tha Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Përsa i përket pronave,ato që u prishën sot,pronarët e tyre s’munden të sigurojn tituj pronësie,ndaj dhe s’munden të kërkojnë dëmshpërblime siç bëhet kudo tjetër. Përjashtim bënte vetëm karburanti,për të cilin dje natën vonë kishte konsultime, dhe një premtim nga ministri i Energjetikës,nga zëvendësi i tij,i cili premtoi se do i jepet leje të ndërtojë karburant diku tjetër. Presim ta mbajnë këtë premtim.

Siç e dini, s’mund të pengojmë zhvillimin e një vendi tjetër,por ne mbrojmë minoritetin në të drejtat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA