MotoGP, Dovizioso i shtyn festën Marc Marquezit

29/10/2017 12:01

Titulli kampion bote në MotoGP do të vendoset në garën e fundit të kamponatit, në Valencia. Kjo, për faktin se në pistën e lagur të Sepangut, në Malajzi, ai që shkëlqeu ishte Ducati dhe Andrea Dovizioso.

Piloti italian arriti të triumfojë në garën e parafundit të kampionatit, duke e çuar në 21 pikë diferencën me Marc Marquez, që ishte përgatitur ta festonte titullin e tij të katërt këtë fundjavë, por tani është i detyruar të presë edhe dy javë tw tjera.

Kryevepra e Dukatit u kompletua nga Jorge Lorenzo, që u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që shkallën më të ulët të podiumuit e zuri francezi Zarco.

Për Dovizioson, suksesi në garën e Malajzisë ishte i gjashti sezonal, duke barazuar kështu spanjollin Marquez, i cili në këtë garë u detyrua të kënaqej me vendin e katërt. Menjëherë pas tij u pozicionuan Dani Pedrosa, që fitoi “pole position” të shtunën, si dhe Danilo Petrucci.

Gara e Sepangut konfirmoi edhe njëherë vështirësitë e Jamahës zyrtare. Rossi bëri aq sa mundi, duke u renditur në vendin e 7, ndërsa Vinales nuk shkoi më shumë sesa pozicioni i nëntë, i paraprirë në të tetin nga Jack Miller.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA