Energjia diellore, impiantet larg tokave bujqësore

24/10/2017 14:57

Interesi për energjinë diellore po rritet, por qeveria kërkon vetëpërmbatje nga sipërmarrësit, pasi tregu shqiptar nuk mund të përballojë sasi të mëdha të energjisë me kosto të larta, në fund të fundit tarifa paguhet nga konsumatori.

Në këtë fazë ka incetiva për investimet e vogla deri në 50 megavat, dhe synohen të orietohen investimet në toka jo bujqësore.

“Që kapacitetet që jepen të jenë në një treg të konkurrueshëm, por mbi të gjitha të kenë një treg likuid që bën të mundur kthimin e investimit. Kjo do të thotë që jo çdo burim diellor mund të kthehet në burim energjie për aq kohë sa në një treg të rregulluar siç jemi ne, ato paguhen nga konsumatori final. Në hapin tonë të parë zgjodhëm të promovojmë 50 mega në energji diellore e cila mund të jetë pak në fillim por është e mjaftueshme dhe qëndrueshme në tarifat që kemi sot në fuqi”, tha ministri Damian Gjiknuri.

Aktualisht një megavat energji diellore llogarit në Shqipëri me një çmim 100 euro, shumë më shtrenjtë se energjitë e e tjera. Për ata që do vendosin panele fotovoltaike për vetë përdorim po shihet mundësia e lehtësirave fiskale.

“Duhet një qasje e balancuar sepse gjërat që nuk kanë qasje të balancuar shpesh herë përfundojnë në inflacion që i bën të paqëndrueshme nga ana financiare. Nëse nuk ka treg likuid që do ta tërheqë këtë energji, këto mund të kthehen në një problem të madh siç ka ndodhur në vendet e tjera””, tha Gjiknuri.

Top Channel