Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, gjithçka është gati për zgjedhejt e së dielës. Në garë për 38 komunat janë 204 kandidatë, ndërsa për këshillat komunalë 6.887.
Në Kosovë tashmë është konsoliduar vota e emigrantëve, të cilët kanë nisur votimin.
“Janë rreth 10 mijë e 500 votues të cilët kanë të drejtë të votojnë nga jashtë. Ky proces ka filluar ditën e parë dhe do të përmbyllet më 20 tetor. Deri në këtë ditë duhet të vijnë fletët e votimit në KQZ”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Edhe në këto zgjedhje është vërejtur një interes i madh, ku deri më tani janë akredituar mbi 33 mijë vëzhguez, përfshirë ata të partive, selive diplomatike në Kosovë, apo edhe organizatave ndërkombëtare.
Top Channel