FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Pas tre vitesh politike të shtrënguar, qeveria rikthen fokusin tek rrugët. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, fondet për ndërtimin e rrugëve dyfishohen, nga 130 milionë euro sivjet, në 280 milionë euro vitin e ardhshëm.
Në listën e veprave kryesore që financohen janë rruga e Lumit të Vlorës, dy bypasset e Fierit dhe të Vlorës, aksi Qukës-Qafë Plloc dhe Unaza e Madhe e Tiranës në segmentin e pandërtuar nga rrethrrotullimi i teg deri tek ai i shqiponjës në Laprakë.
Por financimet e drejtëpërdrejta nga buxheti nuk janë investimet e vetme që shkojnë për infrastrukturën rrugore. Paralelisht vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe rrugë me konçesion, duke filluar nga ajo e arbrit, ndërkohë që një aks tjetër i cili diskutohet është edhe ai Vorë-Rrogozhinë.
Rikthimi i fokusit tek investimet në rrugë përbën një ndryshim jo të vogël në politikën buxhetore të qeverisë dhe ndonëse arsyeja kryesore është gjendja më e mirë e financave të shtetit, ajo nuk është e vetmja.
Në mandatin e parë të qeverisë një pjesë e investimeve publike u zhvendosën nga Ministria e Transporteve, që drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili ishte direkt në varësinë e kryeministrit. Në vitin 2015, ky fond arriti deri në 93 milionë euro, një lëvizje që solli pakënaqësira edhe publike brenda koalicionit qeverisës.
Tashmë që Ministria e Transporteve, ashtu si të gjitha dikasteret e tjera do të drejtohen nga Partia Socialiste, situata ka ndryshuar. Ndërsa fondi i rrugëve të ministrisë është më shumë se dyfishuar, ai i fondit te rajoneve eshte thuajse përgjysmuar. Për vitin 2018 ai është reduktuar në 50 milion euro. Gjithsesi të dyja portofolet tani kontrollohen nga socialistet, cka e ben rishpërndarjen politike të këtyre fondeve, të parëndësishme.
Top Channel