Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi foto, sipas tij implikuese, të ministrit Blendi Klosi, Taulant Balla u këndërpërgjigj me të njëjtën monedhë.
“Sot duhet të ishim bashkë për të rënë dakord për parimet mbi të cilat të ideohet dhe hartohet reforma zgjedhore, por nuk po i ikim dot një prirjeje të gabuar që është nisur nga kreu i PD-së. Lulzim, hiq dorë nga historia e fotove. Kam me vete foto të Lulzim Bashës me Flamur Begën, i cili është arrestuar si kreu i një bande minash me sahat. I bie që ti dhe ky shisni mina me sahat? Fotoja është nga një takim i PD-së në Shkodër. Por, unë nuk them dot që je i lidhur me minat. Me Arben Xibrin ke foto, i kapur për 130 kg kanabis. Të them që duhet të japësh dorëheqjen tani”, u shpreh Balla.
Në replikën e tij, Basha tha se “të gjithë bëjnë “selfie”, por nuk hamë darka me këta persona”.
Top Channel