“Energjitika” e nis nga ministria

10/10/2017 00:00

Ministria e Infrastrukturës është institucioni i parë në Shqipëri që ka instaluar panele diellore në tarracë për të furnizuar godinën e saj. Ky sistem ka kushtuar 20 mijë euro, dhe ministria ka përfituar falas me një projekt pilot.

Sipas përllogaritjeve rreth 40 për qind e nevojës energjitike që ka institucioni mund të përballohet nga panelet diellore.

“Në momentin që ministria po konsumon energji , tani është në pikun e punës së vet, gjysmën biles 53% të sasisë së energjisë ne po e prodhojmë nga paneli fotovoltaik, dhe me këtë rast bie konsumi nga rrjeti i energjisë elektrike”,thotë Gjergj Simaku, drejtori i energjive të rinovueshme MIE.

Një sistem i tillë ka mirëmbajtje të lehtë dhe investimi i mbulon kostot në pak vite. Energjia e tepër kalon në rrjetin e shpërndarjes, dhe sipas matjeve mund të përdoret përsëri nga vetë prodhuesi në një kohë tjetër.

“Këtu në kohë reale e konsumojmë energjinë drejt për drejtë, e prodhojmë dhe e konsumojmë brenda ministrisë, nëse ka ndonjë tepricë në ditë fundjave ose ditë pushimi kur punonjësit nuk janë nëpër zyra, tepricat i kalojnë rrjetit dhe përmes matjes neto të energjisë, kjo enegji e depozituar në rrjet të kthehe përsëri ministrisë”, vijon Simaku.

Panelet mund t’i vendosë kushdo dhe legjislacioni ësthë i plotë për marrjen e lejeve dhe lidhjen e marrëveshjes me OSHEE.  Por për institucionet publike do të sillet uljë të

Top Channel