Plagosja te Pazari i Ri, zbardhen shkaqet

11/09/2017 00:00

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në zonën e  Pazarit të Ri, në kryeqytet.

I plagosuri është shtetasi Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, ndërsa autori është Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë Specialist i SHKB-së, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Nga hetimet e para, mesohet se konflikti ka nisur pas një zënke mes fëmijëve të dy të konfliktuarve.

Shtetasit Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu, janë takuar për të sqaruar sherrin mes fëmijëve të tyre, ndërsa 43 vjeçari ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe e ka qëlluar Gjokën në këmbë, duke e plagosur.

Aktualisht, 46 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel