Të shtëna tek gjimnazi “Partizani”, një i plagosur

20/07/2017 00:00

Policia ju përgjigj një telefonate të bërë në sallën operative që lajmëronte se në afërsi të gjimnazit “Partizani” ka patur të shtëna me armë.

Shërbimet policore kanë gjetur të shtrirë në afërsi të shkollës një 26-vjeçar, i cili kishte marrë plagë me armë zjarri.

Aai është transportuar për në Spitalin Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin mjekësor.

Policia ende nuk ka identitetin e të plagosurit, ndërkohë që po punon për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje gëzhoja të një pistolete, ndërkohë që u ngritën pika të shumta kontrolli në zonën ku ndodhi plagosja.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA