Dhunojnë punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy të rinj

20/07/2017 00:00

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Roskovec pasi akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e ujësjellës kanalizimeve.

Policia bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Selami Rërëza, 21 vjeç dhe Edison Rërëza, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Vlosh të Roskovecit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Vlosh, ku dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësin e ujësjellës kanalizimeve Roskovec, shtetasin F.M, 53 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Top Channel