Elbasan-Tiranë, përplasen 3 makina
17/07/2017 00:00
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Tiranë, pranë fshatit të Ibës.
Tre makina janë përfshirë në një aksident, nga cili raportohet të ketë patur vetëm dëme materiale.
Megjithatë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Top Channel