Gjirokastër, sekuestrohen 58 kg kanabis. Dy në pranga

18/06/2017 00:00

Një operacion antidrogë i koduar me emrin “Viroi” ka çuar në sekuestrimin e 58 km lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe arrestimin e dy personave në Gjirokastër.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, specialistë të hetimit kundër narkotikëve organizuan një operacion në ndjekje të një automjeti që po lëvizte në aksin kombëtar Telepelë-Gjirokastër, me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli që u ushtrua në automjetin tip BMW, me targa A23E505, me drejtues shtetasin Petro Ngucaj 38 vjeç dhe pasagjer Çelo Çelo 23 vjeç, u gjet sasia prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan në flagrancë, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel