Surpriza e paparashikuar në dasmën e çiftit

12/06/2017 00:00

Kristen Piatkowski dhe Tucker Gladhill u gjendën përballë një surprize të madhe në darkën e dasmës së tyre, vizitës së presidentit Donald Trump. Ky i fundit u shfaq rreth orës 10:30 të mbrëmjes, në darkën që po mbahej në klubin e golfit “Trump National” në Bedminster Township të New Jerseyt.

Të ftuarit nuk ishin aspak në dijeni të faktit që Trump, i cili ka qëndruar në klubin e tij këtë fundjavë, do të shfaqej në dasmë, derisa agjentët e shërbimit sekret hynë në sallë pak minuta para se vet presidenti të hynte, për të hapur rrugën dhe për të bërë që të ftuarit të mos e rrethonin atë.

E pasi mbërriti në ceremoni, Trump pyeti për emrat e nuses dhe dhëndrit dhe pozoi me ta për foto. Madje, të pranishmit thanë se presidenti firmosi disa kapela me mbishkrimin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish” dhe ua dha të pranishmëve, disa prej të cilëve brohorisnin për të dhe thërrisnin SHBA, SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht e heshtur për aktivitetet e presidentit në fundjavë. Pjesëtarët e shtypit që e shoqëronin atë në Bedminster nuk kishin qasje në klub dhe mësuan për dasmën vetëm kur imazhet filluan të shfaqeshin në mediet sociale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel