“Arratisje” spektakolare!
09/06/2017 00:00
Ata ishin të dy vetëm në dhomë, por vëllai më i madh nuk “ndjehej mirë” kur e shihte të mbyllur në krevatin e posaçëm për fëmijë vëllain e tij më të vogël.
Dhe vëllai i madh e kishte menduar në mënyrë të përkryer “arratisjen”. Ai merr një karrige plastike, ku edhe pse me vështirësi, e kalon në anën e vëllait të vogël, i cili hipën mbi të dhe më pas arrin të “lirohet” nga krevati.
Të gjitha lëvizjet e dy vëllezërve të vegjël janë filmuar nga një kamera e vendosur mbi krevat.
Top Channel