Partia Demokratike nisi prezantimin e kandidatëve nëpër rrethe. Ekipi i Lulzim Bashës u ndal në Qarkun e Fierit, ku prezantoi në Divjakë, Lushnjë dhe Roskovec, kandidatët për deputetë.

Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Arben Ristani tha Partia Socialiste, janë një grup njerëzish pa identitet që gënjejnë dhe vjedhin, ndërkohë që e ardhmja me Partinë Demokratike do jetë e sigurtë.

“Aktualja e tyre është mashtrimi, aktualja e tyre është fasada, janë palma, janë pllaka majolike, janë lyerje me bojë pink. Kush do jetë e ardhmja? E ardhmja është Republika e Re, e ardhmja është një ekonomi e fortë, e ardhmja është një jetë e sigurt për të gjithë, pa kriminelë, pa banda, pa hashash, por me punë.  Me punë do ta rikthejmë Shqipërinë përsëri në kantier, siç e kishim. Do të vazhdojmë të çajmë tunele, të ndërtojmë rrugë, shkolla e spitale”, tha para zgjedhësve, Arben Ristani.

Kryesuesi i qarkut Fier, Enkelejd Alibeaj tha se do të dialogohet derë më derë me shqiptarët, pa fasadë, por vetëm duke takuar qytetarin e thjeshtë, që në datën 25 Qershor ka në dorë armën më të fuqishme, votën.

“Me vitrinën e njerëzve që prezantojmë, në qarkun Fier dhe mbi të gjitha për Lushnjën, me backgroundin e tyre, me kontributin e tyre, me faktin që janë ashta e vërtetë e Partisë Demokratike, kjo është garanci. Garancia tjetër është pikërisht dialogimi që do të kemi derë më derë, me të gjithë shqiptarët, pa regji qëndrore, pa fasadë, thjeshtë dhe vetëm duke takuar pikërisht atë, njeriun e thjeshtë, i cili ka në dorë më 25 qershor,  armën më të fuqishme për ta bërë të ardhmen, o për ne o kundra nesh, votën” tha kandidati i PD-së, Alibeaj.

Kurse Myslim Murrizi, kryetar i demokratëve në Lushnjë dhe kandidat, kërkoi ndëshkimin me votë të për qeverinë, e cila sipas tij, futi njerëzit në burg.

“Në këtë muaj të shenjtë kemi betejë mes të mirës dhe të keqes, mes atyre që para katër vitesh na mashtruan dhe sollën parajsën në tokë, me takimet e tyre elektorale, të bajatshme. Premtuan 300 mijë vende pune dhe kemi sot 200 mijë azilantë nëpër rrugët e Evropës. Premtuan qetësi dhe ngritje ekonomike dhe sa erdhën në pushtet, fjalën burg e kthyen në kryefjalën e qeverisjes Rama. Premtuan se do të legalizojnë objektet me leje ose pa leje dhe vetëm në zonën e Lushnjës kanë hedhur në tokë 25 milionë euro ndërtime, nga Rotondoja e Çermës, deri në Golem”, tha Myslim Murrizi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta