Aksident në Tiranë-Durrës, makina humbet kontrollin

15/04/2017 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesët anësore të rrugës, pranë fshatit Marikaj.

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në trafik, derisa kanë ardhur forcat e policisë që kanë liruar kalimin.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel