Vlorë, kufitarët sekuestrojnë 380 kg kanabis

13/04/2017 00:00

Policia kufitare në Vlorë ka parandaluar pasditen e kësaj të enjteje një tjetër rast trafiku me rrugë detare të lëndëve narkotike.

Agjentët kanë sekuestruar një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit, në Akërrni.

Në vijim të operacionit është gjetur dhe sekuestruar edhe një mjet lundrues, skaf me motor “Mercury 200 hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur 19 pako me një sasi rreth 380 kg kanabis.

Operacioni i bluve të qytetit bregdetar është realizuar pas hetimeve disaditore, që konsistoi në mbledhjen e informacioneve në rrugë operative.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel