Video/ Zjarr masiv në Antalia të Turqisë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë Dy zyrtarë të lartë amerikanë ndodhen në Meksikë për të diskutuar me presidentin Enrique Pena Nieto politikat e reja kufitare të Uashingtonit.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe shefi i Sigurisë Kombëtare, John Kelly kanë mbërritur në Mexico City në mesin e mosmarrëveshjeve më të mëdha të këtyre viteve të fundit mes dy vendeve fqinje.
Zyrtarët meksikanë i kanë dënuar ashpër udhëzimet e reja të SHBA-së, në bazë të të cilave pothuajse të gjithë emigrantët e paligjshëm mund të jenë subjekt deportimi. Rregullat e reja parashikojnë dërgimin në Meksikë të personave që kapen pa dokumente qëndrimi, edhe nëse ata nuk janë meksikanë.
Luis Videgaray, ministër i Jashtëm i Meksikës, tha: “Dua ta bëj të qartë dhe ta theksoj këtu me forcë se ekzekutivi i Meksikës dhe populli meksikan nuk do të pranojë vendime që një qeveri i imponon në mënyrë të njënashme ndaj një qeverie tjetër”.
Nuk është ende e qartë nëse Shtetet e Bashkuara e kanë autoritetin ta detyrojnë Meksikën të pranojë shtetasit e huaj të dëbuar nga Amerika. Administrata e mëparshme fokusohej kryesisht tek deportimi i emigrantëve të dënuar për krime të rënda. Prioritetet tani janë zgjeruar, duke përfshirë pothuajse çdo emigrant të paligjshëm.
Shtëpia e Bardhë njoftoi ndërkohë se urdhri i ndalimit të udhëtimeve, të cilin Trump pritej ta nxirrte këto ditë, është shtyrë për javën tjetër.
Top Channel