Dyshohen për sulm terrorist, tre të arrestuar në Francë

21/02/2017 00:00

Tre persona janë arrestuar në Francë si të dyshuar se po komplotonin një sulm terrorist, thonë burimet policore për BBC.

Mediat franceze thonë se bëhet fjalë për një operacion antiterrorizëm i cili vazhdon ende në shtëpinë e një prej të dyshuarve në qendër të qytetit Clermint-Ferrand. Dy të arrestuarit e tjerë raportohen në Marsejë dhe në rajonin e Parisit.

Franca është në nivelin e lartë të alarmit pas një seri sulmesh terroriste vitet e fundit, nga militantë të grupit të Shtetit Islamik.

Ndërkohë që një tjetër burim ka thënë për Reuters se të arrestuarit janë arrestuar si pjesë e një “investigimi të hershëm që ka nisur në janar mbi të dyshuar që niseshin për në Siri apo kanë kryer akte në Francë”.

Top Channel