Juventusi nuk është në shitje, Elkann: Jam krenar që kam qenë aksionar kontrollues për më shumë se një shekull
Kërcënoi deri aty sa të dëmtohej enkas vetëm për të mos luajtur më në Londër me West Hamin dhe pas shumë presioneve e dënimeve nga klubi britanik, Dimitri Pajet e mori më në fund zyrtarisht lejen për t’u larguar.
Futbollisti i kombëtares franceze që ndëshkoi Shqipërinë në Europianin 2016 në verë, u prezantua si përforcimi më i ri i Marsejës.
Dimitri Pajet rikthehet në skuadrën e Velodrom pasi West Ham pranoi ta shesë për 25 milionë Paund te Marseja, ekip i kërkuar forcërisht nga lojtari dhe nga i cili u largua në vitin 2015.
“Vendimi im ishte i qartë që në fillim pasi unë doja të rikthehesha këtu. Po nis një projekt i ri te Marseja dhe kam besimin e klubit dhe sinqeritetin e trajnerit. Më mungonte shumë Liga franceze dhe jeta këtu” tha futbollisti me ngjyrë.
Edhe pse West imponoi qëndrimine tij të detyruar në Londër, drejtuesit pranuan ta sheshin gjithsesi me dyfishin e asaj që e paguan.
“Nëse do të kërkoja më shumë para do të transferohesha në një shtet tjetër kohë më parë. Nuk e përjashtoj si mudnësi në të ardhmen por aktualisht nuk janë paratë, motivimi im” tha Pajet, që ka shënuar 8 gola në 32 ndeshje me Francën.
Top Channel