Ryshfeti dhe futbolli, kampionët e Azisë në “gijotinë”

18/01/2017 00:00

Konfederata aziatike e futbollit ka vendosur të mos bëjë kompromis me klubet e përfshira në aktivitete të parregullta dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as kampionët e kontinentit.

Fituesja në fuqi e Champions Aziatike, skuadra nga Koreja e jugut, Jeonbuk Motors nuk do të mund të mbrojë titullin pas përfshirjes në një skandal të vitit 2013.

Jeonbuk u ndëshkua me heqjen e 9 pikëve dhe me 91 mijë dollarë për pagesa ilegale të bëra ndaj një agjenti para 4 vjetësh. Në fokus ishte trukimi i rezultateve. Klubi që e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë në kampionatin korean, u shpall kampion i Azisë në nëntor, pas një finaleje epike ndaj Al Ahlit.

“Jeonbuk Hyundai Motors nuk do të lejohet të luajë në ligën e kampioneve pas influencimit në rezultatin e disa ndeshjeve dhe pagesat ilegale në dy sezone”, thuhet në një njoftim të konfederatës aziatike.

Top Channel