“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Më zërin mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Të këndojmë, të bërtasim, të pëshpërisim fjalë të ëmbla. Gjithashtu e përdorim për të aktivizuar pajisje apo të tregojmë se kush jemi në banka.
Por tashmë shkencëtarët besojnë se zëri na tregon se kur kemi një sëmundje. Një program amerikan, i quajtur Canary Speech po zhvillohet për të analizuar bisedat duke përdorur makina që mësojnë për të testuar numrin e sëmundjeve neurologjike dhe njohëse, si për shembull Parkinson apo Dementia.
Projekti ka lindur nga një eksperiencvë e dhimbshme personale për bashkëthemeluesin e saj, Henry O’ Connell.
“Pata mundësinë të kisha një mik prej 30 vjetësh, i cili para 6 vjetësh u diagnostifikua me sëmundjen e Parkinsonit. Miku im më tha se kur u diagnostikua me sëmundjen i thanë se vuante prej 10 vitesh nga Parkinsoni”, rrëfen O’ Connell.
Si pjesa më e madhe e sëmundjeve, diagnostifikimi i hershëm luan një rol kryesor në menaxhimin e kushteve, por së fundmi shkencëtarët kanë nxjerr në pah vështirësitë e diagnostifikimit korrekt, me doktorët që shpesh ngatërrohen në shpjegimin e simptomave. Dhe sa më e gjatë të jetë periudha e padiagnostifikuar, më të rënda do të bëhen simptomat.
Canary Speech funksionin me algoritmet që ekzaminojnë një fjalim të pacientët me kushte të veçanta, përfshi Alzheimer, Dementia apo Parkinson.
Kjo u jep mundësinë për një numër shenjash para dhe pas diagnostifikimit, përfshi llojin e fjalës që përdoret, frazën e tyre dhe të gjithë cilësinë e fjalimit.
Për shembull, një simptomë e sëmundjes është zbutja e zërit, diçka që bie në sy për ata që i kemi njerëz të afërt. Por programi i Canary Speech është i aftë të tregojë dhe ndryshime të vogla të fjalimit.
Qëllimi kryesor është që të jenë në gjendje që në fillimin e këtyre kushteve më shpejt se sa është e mundur aktualisht. Në provat e para, programi u përdor për analiza në kohë reale të një bisede mes pacientit dhe personelit.
Top Channel