“U rrekët të dëshmonit kush e do më shumë liderin”/ Balla-opozitës: Edhe 100 herë të kthehesha mbrapa, të njëjtin kallëzim do bëja për Berishën Nëse do të bëjmë një punë, një gram punë, është jo nëse do të bëhet votimi elektronik, por si do të behet?”, tha Gent Strazimiri, deputet i PD-së.
Por Komisioni për reformën zgjedhore nuk bëri asnjë gram punë. Madje kjo mund të jetë mbledhja e fundit e tij.
Megjithëse socialistët u shprehen dakord për votimin elektronik, mosdakordësia me demokratët ishte për rolin që komisioni do t’i jepte OSBE/ODIHR-it në vlerësimin e mundësive për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e qershorit.
“Marrim një vendim tani, sipas propozimit, që përveç punës hulumtuese të ekspertëve ti kërkojmë zyrtarisht edhe OSBE/ODIHR-it të vijnë të na japin një opinion për këtë çështje”, tha Taulant Balla.
“Vendimin e caktojmë ne, ky parlament. Ajo që ne do t’i kërkojmë OSBE/ODIHR-it është si bëhet më mirë, jo nëse bëhet ose jo”, tha Oerd Bylykbashi.
Ky debat zgjati më shumë se dy orë e gjysmë, derisa Oerd Bylykbashi hodhi në votë propozimin e tij për t’i dhënë OSBE/ODIHR rol vlerësues sesi bëhet votimi elektronik.
Komisioni nuk merr dot vendim pa konsensusin e dy partive të mëdha dhe ky ishte momenti kur opozita e braktisi komisionin.
“Vetoja e vrau reformën zgjedhore dhe zgjedhjet”, tha Bulukbashi.
Por a do të thotë kjo se opozita do ta përshkallëzojë qëndrimin e saj ndaj Parlamentit?
Mazhoranca, e cila u shfaq e unifikuar në Komision, ka pritshmërite e veta.
“Alibi për të bojkotuar Parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Taulant Balla.
Top Channel