Në St.Barts me engjëllin e Victoria’s Secret

26/12/2016 00:00

Pa më të voglin dyshim Kevin Trapp është një djalë me fat. Prej vitit të kaluar, ai është pjesë e PSG, skuadrës më të mirë në Francë, ndërsa prej muajsh është në një lidhje dashuri me engjëllin e Victoria’s Secret, Izabel Goulart.

Pushimet e fundit të këtij viti, çifti po i kalon në plazhin e mrekullueshëm të St Barts, ku sigurisht që nuk mund t’i shpëtonin fotografëve.

Izabel dhe Kevin duken tejet të dashuruar teksa janë fotografuar së bashku. Sigurisht që Izabel tërhiqte vëmendjen me linjat e saj. Jo më kot ajo është pjesë e Victoria’s Secret.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel