Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Një edukatore është pushuar nga puna pasi është filmuar teksa dhunon dy të mitur të cilët nuk po mësonin lëvizjet e një kërcimi për një eveniment që kopshti kishte organizuar për Krishtlindje.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur disa ditë para fundjavës festive në qytetin e Lu’an në provincën e Anhui të Kinës.
Kamerat e sigurisë të kopshtit tregojnë dy vajza të moshës 4-5 vjeçe të cilat ishin pjesë e një grupi kërcimi që do të performonin para të gjithë prindërve në koncertin që do zhvillohej me rastin e festave të fundvitit.
Por ndërsa dy vajzat ngatërruan kërcimin, reagimi i edukatores ka qenë shumë i rëndë duke i përplasur në mur e më pas i ka goditur.
Fëmijët u kanë treguar prindërve të tyre, e këta të fundit kërkuan të shihnin pamjet filmike. Raportohet se pas verifikimit të pamjeve edukatorja në fjalë është pushuar nga puna, por kjo është një masë shumë e lehtë sipas prindërve që kërkojnë ndëshkim më rëndë.
Top Channel