Ana e panjohur e George Michael

26/12/2016 00:00

Historitë e bamirësisë së jashtëzakonshme George Michaele-it kanë nisur të dalin në dritë pak pasi ikona e popit ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare nga ataku kardiak, një vdekje e papritur kjo që tronditi botën.

Këngëtari që shiti mbi 100 milionë kopje albumesh me duon Wham! E pati dhe një karrierë jashtëzakonisht te suksesshme solo, vdiq në shtratin e tij.

Njerëzit tani kanë bërë përpara e po tregojnë historitë e donacioneve të fshehta të njeriut që duket se i kishte dhënë shuma të bollshme parash personave në telashe, të cilët thjesht i kishte parë në TV, apo i kishte takuar gjate netëve të kaluara jashtë.

Nuk janë të pakta shoqatat bamirëse që e kanë ngritur në qiell për ndihmën e dhënë si me fitimet e mbledhura nga koncertet, ashtu edhe me donacione. Moderatori TV Richard Osman përcolli në Twitter rastin e një gruaje, të cilën këngëtari i kishte ndihmuar me një shumë të madhe parash.

Gruaja kërkonte dëshpërimisht një fëmijë, por nuk e paguante dot fertilizimin in vitro. Ajo ishte shfaqur në emisionin “Deal or mo Deal” bashke me apelin për ndihmë nga publiku dhe George Michael kishte telefonuar në linjën private e i kishte kaluar shumën e nevojitur.

Një gazetar përdori edhe ai Twitterin për të treguar sesi ylli i popit i kishte lënë 5.000 euro bakshish një banakiereje kur mësoi se ajo ishte studente e zhytur ne borxhe për shkollën.

George Michael, është mesazhi tjetër i një vajze te quajtur Emilyne Mondo, punonte në kushte anonimiteti në qendrën e të pastrehëve ku unë isha vullnetare. nuk ia kisha thënë askujt, sepse ai vete na kishte kërkuar të mos e bënim me fjalë. Ja çfarë njeriu ishte ai. 

Këngëtari britanik me origjinë nga pjesa greke e Qipros ndërroi jetë në kohën e Krishtlindjeve, pikërisht atëherë kur dëgjohet më së shumti hiti i tij “Last Christmas”!

Top Channel