Një kartolinë e veçantë urimi nga Mimi Kodheli

23/12/2016 00:00

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit, nëpërmjet Orkestrës Frymore të FA-së.

Vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zgjedhur këtë formë urimi, pasi ka pasur dëshirën që banda frymore, që ka pritur e përcjellur mijëra personalitete nga e gjithë bota në pritje zyrtare të bëjë një pjesë dhe për publikun.

Xhirimet janë bërë në qendër të Tiranës ku kryeqytetasit kanë shijuar tingujt e muzikës festive.

Top Channel