Të kontrollosh gjatë në “Facebook” në kohë festash dhe të shohësh të gjithë ato fotografi perfekte familjesh të lumtura e pushimesh të gëzuara, më shumë sesa të të zhysë në frymën e kremtimeve, do të të sjellë trishtim.

Një studim i Universitetit të Kopenhagenit tregon se përdorimi i tepruar i medias sociale mund të krijojë ndjenja të forta zilie.

Me negativ, impakti sipas hartuesve të studimit, do të jetë tek personat single. Ata madje sugjerojnë një shkëputje prej medias sociale në periudhën e Krishtlindjeve. Në këtë përfundim, ekspertët kanë dalë pasi shqyrtuan sjelljen e më shumë se 1.000 personave kryesisht gra, tek të cilat përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale si “Facebook”-u në sezonin festiv ka pasur ndikim mbi mirëqenien emocionale dhe këndvështrimin mbi jetën e tyre.

Kërkuesit paralajmërojnë nga ndjesia e zilisë për historitë që të tjerët ndajnë në median sociale, e cila vjen si pasojë e “krahasimeve sociale jo-realiste”.

Një eksperiencë shumë më pozitive për ata që nuk duan të heqin dorë do të ishte angazhimi aktiv në bashkëbisedime dhe lidhja me përdorues të tjerë të platformave sociale. Zgjidhja më e thjeshtë megjithatë do të ishte heqja dorë nga “Facebook”-u e rrjeteve të tjera për një javë rresht.

Top Channel