Sipërfaqja e akullt me temperatura që shkojnë deri në -60 gradë celcius dhe erëra të forta polare, Antarktida nuk shquhet për bimësi.

Por nën akullin e trashë të saj, fshihet një florë e pasur me bimë të shumëllojshme e shumëngjyrëshe.

Shkencëtarët australianë dokumentuan rastësisht se tabani nën ujërat e akullta të “Kontinentit të Ngrirë” është plot gjallëri.

Bimët janë kapur nga një sondë nënujore, e cila u hodh prej shkencëtarëve për të filmuar fokat në këtë pjesë ekstreme të globit tonë, por në vend të tyre, ata u mahnitën nga ajo që panë.

“Është një zonë që e kemi vrojtuar prej shumë kohësh, por asnjëherë nuk kemi zhytur deri në fund sondën me kamera dhe për ne ishte një surprizë e kendshme që në fund gjetëm një mjedis kaq gjallërues dhe të bukur”, thotë Glenn Johnstone, biolog dhe një ndër autorët e zbulimit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel