Ikja nga Aleppo; Armëpushimi i ri, shkëmbim për 1200 persona

18/12/2016 00:00

Pas njoftimeve së një marrëveshje e është arritur mes rebelëve dhe qeverisë për largimin e banorëve nga lindja e Aleppos, televizori shtetëror sirian transmetoi pamje të autobusëve të përdorur për evakuimin, të cilët shihen duke hyrë sërish në zonën e konfliktit.

Raportohet se 1.200 vete do të nxirren nga ish-enklava rebele në këmbim të një numri të njëjtë personash, të cilëve do t`iu lejohet largimi pa probleme nga dy fshatra të kontrolluara prej qeverisë në provincën e Idlibit- Foah dhe Kefraya.

Dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në qytetin më të madh të Sirisë rritet dita-ditës.

Aktivistet thonë se kanë parë njerëz të flenë nëpër rrugë në mesin e ngricës, ndërsa ushqimet mungojnë.

Top Channel