Vendi i gabuar për të parkuar!

17/12/2016 00:00

Një 73 vjeçar ka shkaktuar një aksident të frikshëm në Angli nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha.

73-vjeçari po drejtonte makinën e tij Nissan kur humbi kontrollin duke dalë nga rruga e më pas u fut në një shtëpi.

Djali i shtëpisë, një 25 vjeçar ndodhej në dhomë në momentin kur një i paftuar i shkatërroi njërin kënd të shtëpisë, por fatmirësisht ai ishte ulur me laptopin e tij në këndin tjetër dhe fatmirësisht nuk u lëndua.

Leanne Rigg u shpreh se përveç dëme të tjera në shtëpi, më shumë i merakosur ishte për pemën e tij të krishtlindjes e cila ishte prishur.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel