Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër Të paktën 13 ushtarë u vranë e 48 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që shënjestroi një autobus në qytetin qendror turk të Kayser-it, siç bënë me dije shërbime të sigurisë.
Autobusi po transportonte ushtarë jashtë shërbimit dhe ishte përballë një kampusi universitar kur ndodhi ngjarja.
Agjencia turke e lajmeve “Dogan” tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një autobombë.
Turqia është goditur nga një valë bombardimesh në 2016-n të kryera nga duart e militantëve kurdë e xhihadistëve.
Sulmi i fundit vjen 1 javë pas shpërthimit të një bombe në Stamboll që i kushtoi jetën 44 personave. Militantët kurdë morën përsipër autorësinë e atij sulmi.
Top Channel