Kukull nudo dhuratë për ministrin kilian të Ekonomisë

17/12/2016 00:00

Një kukull nudo – dhurate jo e zakontë kjo,  ka krijuar një situatë të sikletshme në qeverinë e Kilit.

Ministri i Ekonomisë, Luis Felipe Cespedes, pranoi si dhuratë nga shefi i shoqatës së eksporteve në Kili, Roberto Fantuzzi, pikërisht këtë kukull të përshkruar si lodër seksi , e cila sipas tij simbolizon rritjen ekonomike.

Në pjesën e fytyrës asaj i kishin ngjitur një letër ku mbishkruhej fraza: Për të stimuluar ekonominë vendase”. Por dhurata  e bërë në darkën e përvitshme të emrave më të njohur të financave në vend ka zgjuar reagime të shumta.

Cespedes, ministri i Ekonomisë, i cili shihet se po qesh në këtë foto, më vonë ka kërkuar falje. Ndërsa ai që bëri dhuratën shefi i shoqatës së eksporteve ofroi dorëheqjen e tij.

“Unë kam grua, vajza dhe mbesa, qëllimi nuk ishte të gjeneroja dhunën ndaj grave”- tha Fantuzzi. Qindra aktiviste kanë reaguar, ku 88 % e popullsisë në Kili mendojnë se në vend mbizotëron  shoqëria maskiliste dhe se femrat përbuzen, e keqtrajtohen.

Top Channel